Fiori Dardha, kërkesë të veçantë për portalet onlin

Mediale Vip

Fiori Dardha, kërkesë të veçantë për portalet onlin

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 21:28
Fiori Dardha

Rrallë herë na rastis të shikojmë apo të dëgjojmë njerëz të vërtetë, që gjërat i bëjnë pse duan dhe jo se duan të bien në sy.

Moderatorja Fiori Dardha është nga ato figura të televizionit që nuk ‘përton’ ta thotë të vërtetën apo të ‘protestojë’ aty ku duhet.

Postimet në mediat onlinë duket se kanë ‘shqetësuar’ së tepërmi kohët e fundit ‘VIP-at’ që me apo pa të drejtë akuzojnë këto media se ju kanë dëmtuar privatësinë.

Pikërisht për këtë është shprehur Fiori përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Nëse është në Internet, nuk është private”, është shprehja me vend që gazetarja ka postuar. Kjo shprehje shërben për të treguar se ata njerëz publikë që e gjejnë veten e tyre në portalet online, nuk duhet të ankohen për privatësinë përderisa fotot apo videot private janë postuar tashmë në Internet.

Fiori gjithashtu ka një kërkesë të veçantë për portalet online:

“Te dashura portale online! A mundeni t’i denoni me mosperfillje (qofte edhe per pak kohe), te mos ndertoni asnje lajm e te mos publikoni asgje per keta personazhet publik qe ankohen shume e shfryjne pafund per median online, se medemek persekutohen, humbasin lirine, u cenohet privatesia e u demtohet reputacioni? Do ta shihni pastaj se si nuk do lene gur pa levizur, foto pa publikuar e statuse pa bere, vetem e vetem qe t’i ktheni ne lajm. Pa vemendje nuk je ne treg dhe kete gje personazhet publike e dijne shume mire.  Nuk prodhon askush aq shume art ne kete vend, sa te jete ne qender te vemendjes e te prodhoje lajm vetem me punen e talentin e tij. Ai personazh publik qe kerkon privatesi absolute, nuk publikon neper rrjete sociale gjera personale, nuk provokon”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat