Zgjedhjet presidenciale 2020, fiton George Clooney

Mediale Vip

Zgjedhjet presidenciale 2020, fiton George Clooney

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 21:35
Çifti glamour synon Shtëpinë e Bardhë. Një rrëfim i pabesueshëm i jetës dhe ambicieve të dy yjeve të momentit

E qeshura dinake, filmat e suksesshëm dhe impenjimi humanitar e kanë bërë atë një njeri me famë globale. Martesa prej përralle në kartolinën e përkryer të Venecias, ka qenë një ndër më mediatiket dhe më të diskutuarat e të gjitha kohërave, pas 21 viteve beqarie të pamposhtur, me një sekuencë të pandërprerë aventurash të shkurtëra e të kalibruara, me femra me tipare të mirëpërcaktuara: “Bukuroshe, shumë më të reja, asnjëherë në konkurrencë me të, në terrenin e kinemasë dhe të politikës”, thotë në një bar parizien të Forum des Halles të ri, përpara të parës së shumë kafeve, Mawlle Brun, e cila bashkë me Amelle Zaïd ka botuar “George Clooney, Une Ambition Sécrète (Éditions du Moment)”, biografia e parë e rëndësishme jo e autorizuar e çiftit që aktori formon me të parezistueshmen Amal Alamuddin, avokate me famë ndërkombëtare, e famshme për impenjimin e saj në lëmin e të drejtave të njeriut dhe prej klientëve shumë të famshëm të saj, e cila hyri si uragan tre vite më parë në jetën e tij. Një javë pas daljes së librit në Francë, i pritur nga George dhe Amal pa reagime dhe pa mohime, dy gazetaret kanë ripërshkuar për “Vanity Fair”, nëpërmjet ekstrakteve ekskluzive dhe veçantive të pabotuara, investigimin e hollësishëm (i zgjatur një vit) “mbi një çift që”, shkruajnë ato, “sipas vëzhguesve më të besueshëm të mediave dhe të politikës, përgatitet të ngjitet në katet më të larta të pushtetit, me ëndrrën për të arritur një ditë në Shtëpinë e Bardhë”. Një ëndërr që, në një Amerikë të aftë që të kandidojë një njeri të kalibrit të Trumpit, nuk duket më edhe aq e guximshme. “Mbi të gjitha”, shtojnë autoret gjatë intervistës, “për dy si puna e tyre që, duke bashkuar ambiciet e tyre personale në një martesë interesi – interesi në kuptimin më fisnik të fjalës – mund të shkojnë shumë larg. Pasi pavarësisht diferencave kulturore dhe të përvojës, kanë mjaft pika të përbashkëta”.

Shtëpia Clooney

Djali i Nick Clooneyt, gazetar televiziv i famshëm i angazhuar në politikë në radhët e demokratëve, George ka qenë gjithmonë burim shpresash ambicioze …

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat