Jim Carrey: Rasti ligjor, një përpjekje e pashpirt për të më shfrytëzuar

Mediale Vip

Jim Carrey: Rasti ligjor, një përpjekje e pashpirt për të më shfrytëzuar

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 15:46
Jim Carrey dhe ish dashura e tij

Jim Carrey tha se rasti ligjor i vdekjes i paraqitur nga bashkëshorti i ish-të dashurës së tij është një përpjekje për ta shfrytëzuar atë.

Dokumentat ligjore tregojnë se Carrey është paditur gjoja për marrje droge nën një emër fals për Cathiriona White, që vdiq nga një overdozë vitin e kaluar.

Aktori hollivudian është betuar se do të luftojë çështjen.

“Unë nuk do toleroj këtë përpjekje të pashpirt për të më shfrytëzuar mua apo gruan që unë doja,” tha Carrey gjatë një deklarate.

“Vërtet shpresoj që një ditë njerëzit të ndalin së përfituari nga kjo ngjarje dhe ta lënë atë të prehet në paqe".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat