Të tjerë ndahen e të tjerë martohen në fshehtësi, Eva Mendes sapo tha PO!

Mediale Vip

Të tjerë ndahen e të tjerë martohen në fshehtësi, Eva Mendes sapo tha PO!

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 23:54
Eva Mendes dhe Ryan Gosling

E ndërkohë që të gjithë po flasin për ndarjen e Angeline Jolie dhe Brad Pitt, për ju vajza kemi lajme jo të mira. Ryan Gosling është zyrtarisht një burrë i martuar.

Aktori 35 vjeçar dhe Eva Mendes janë martuar në fillim të këtij viti, martesë të cilën e kanë mbajtur të fshehtë. Çifti i njohur të cilit e kanë çuar lidhjen e tyre 5 vjeçare në një nivel tjetër, kanë shkëmbyer unazat në një ceremoni sekrete mes një grupi të ngushtë familjarësh dhe miqsh, sipas Us Ëeekly.

Një nga burimet për këtë sajt shprehet: “Eva dhe Ryan janë ndjerë gjithmonë si të martuar. Ata janë të magjepsur nga njëri-tjetri”. Ryan dhe Eva kanë filluar të shoqërohen që në vitin 2011 gjatë xhirimeve të “The Place Beyond The Pines”, duke thyer zemrat e milionave fansave të Gosling në mbarë botën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat