Kjo është aktorja më e paguar e ekranit për vitin 2016

Mediale Vip

Kjo është aktorja më e paguar e ekranit për vitin 2016

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 09:21
Sofia Vergara

Pak ditë më parë, Sofia Vergara ka marrë edhe një herë trofeun e shpallur nga revista Forbes si artistja më e paguar televizive.

Revista prestigjioze ka renditur në vend të parë yllin e serialit amerikan “Modern Family”,  si aktoren më të paguar të televizionit amerikan për vitin 2016.

Artistja kolumbiane e Modern Family, pjesëmarrëse për të pestin vit radhazi në këtë listë, ka regjistruar një shifër prej 43 milionë dollarësh nga qershori 2015 deri më qershor 2016.

Në vend të dytë pas Vergara-s është renditur Caley Cuoco, me 24.5 milionë dhe në vend të tretë Mindy Kaling me 15 milionë.

Vergara, për të pestin vit radhazi në Forbes, ka thyer rekorde vit pas viti me shifrat që ka regjistruar në llogarinë e saj.

Dhjetë aktorët më të paguar televizivë:

Sofia Vergara – $43 m (£32.6m)

Kaley Cuoco – $24.5 m (£18.6m)

Mindy Kaling – $15 m (£11.4m)

Mariska Hargitay – $14.5 m (£11m)

Ellen Pompeo – $14.5 m (£11m)

Kerry Washington – $13.5 m (£10.3m)

Stana Katic – $12 m (£9.1m)

Priyanka Chopra – $11 m (£8.4m)

Julianna Margulies – $10.5 (£7.9m)

Julie Bowen – $10 m (£7.6m).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat