Chelsea Handler: Angelina Jolie është e çmendur

Mediale Vip

Chelsea Handler: Angelina Jolie është e çmendur

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 11:14
Chelsea Handler

Mikja e Jennifer Anniston, Chelsea Handler, ka reaguar ndaj Angelina Jolie në emisionin e saj komik, duke ia tërhequr vërejtjen aktorit Bard Pitt pse ai ishte përfshirë me të.

Prezantuesja e njohur televizive e ka cilësuar yllin e filmit Maleficient si një “të çmendur”, e cila e kishte shtyrë burrin e saj drejt pijeve alkoolike dhe jetës së shfrenuar.

Në një segment rreth ndarjes tronditëse, Handler tha: “Thuhet se një pjesë e problemit ishte që Brad po konsumonte shumë alkool dhe po tymoste shumë marihuanë. E pyes veten se pse ai kishte nevojë që ta bënte këtë?”.

“Ndoshta sepse i ka kaluar 12 vjetët e fundit në liqenin Komo me George Clooney dhe Matt Damon, në vend se të bllokohej në shtëpi me 85 fëmijë që flasin 15 gjuhë të ndryshme”.

“Oh po, sepse ai u martua me një grua të çmendur, ja përse”, përfundoi ajo.

41-vjeçarja Handler është mike e ngushtë e ish gruas së Pitt – Jennifer Aniston, dhe ishte njëra ndër të ftuarat në martesën e kësaj të fundit me Justin Theroux gjatë vitit të kaluar. Ndërsa Aniston ende nuk ka deklaruar asgjë publikisht në lidhje me këtë divorc.

Kujtojmë se martesa e saj pesëvjeçare me Pitt përfundoi pasi mes tyre raportohej se kishte ndërhyrë Jolie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat