Alarm fals...ja e vërteta rreth dasmës së Eva Mendes dhe Ryan Gosling

Mediale Vip

Alarm fals...ja e vërteta rreth dasmës së Eva Mendes dhe Ryan Gosling

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 23:53
Eva Mendes dhe Ryan Gosling

Jo çdo gjë është ashtu siç shitet, dhe rasti në fjalë është shembulli konkret.

Edhe pse shumë u gëzuan nga lajmi se Eva Mendes kishte lidhur kurorë me Ryan Gosling, fatkeqsisht, kjo gjë rezulton të jetë e pavërtetë. Janë burime të sigurta pranë këtij çifti që pranojnë për TMZ se dy aktorët e njohur nuk janë martuar në një dasmë sekrete siç u përfol ditën e djeshme.

Çifti preferon ta mbajë jetën private shumë larg syrit të medias dhe nëse kujtojmë se askush nuk ishte në dijeni të të dyja shtatëzanive të Evës, bindemi edhe më shumë.

Artistët janë bashkë prej 5 vitesh tashmë dhe kanë 2 vajza, Esmeralda Amada 2 vjeç dhe Amada Lee, pak muajshe!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat