I jep fund jetës djali i aktores së njohur

Mediale Vip

I jep fund jetës djali i aktores së njohur

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 21:20
Ilustrim

Djali i aktores së njohur amerikane Mia Farrow, Thaddeus Wilk Farrow 27 vjeç, i ka dhënë fund jetës.

I riu u gjet i plagosur me armë zjarri në makinën e tij në Connecticut këtë të enjte, ku pavarësisht dërgimit në spital gjeti vdekjen si pasojë e plagëve të marra.

Autopsia e kryer në trupin e tij, konfirmoi se bëhej fjalë për vetëvrasje. I riu kishte probleme me gjymtyrët për shkak të poliomielitit të kaluar dhe detyrohej të qëndronte në karrocë me rrota.

Aftësitë e kufizuara fizike dyshohet të kenë shërbyer si shkak për vetëflijimin. Aktorja 71- vjeçare e adoptoi Thaddeus në Kalkutë të Indisë në vitin 1994.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat