Skivi: Ata e nisën incidentin, ja versioni im

Mediale Vip

Skivi: Ata e nisën incidentin, ja versioni im

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 21:34
Skivi

Reperi i Babastars, Skivi, ka folur për herë të parë për incidentin me Noizyn, duke thënë se grupi i tij ka nisur incidentin.

Për herë të parë Skivi ka folur për incidentin se si ndodhi ngjarja dhe këtë ai e bëri në një lidhje direkte me Cozmanin për Top Show në Top Channel.

“Kush e nisi incidentin? Ne nuk e nisëm, di të them se ata e nisën”, e nisi deklaratën e tij Skivi.

Ai shtoi se mbante prej 2-3 ditësh takime në hotelin në qendër të Prishtinës ku ndodhi ngjarja, teksa tha se kur arriti te vendi i ngjarjes, është fyer dhe është sharë nga 10 persona në hyrje të hotelit, të cilët ishin Noizy dhe grupi i tij.

“U thashë, nuk është as koha e as momenti shqipe. U largova për t’u takuar me personin në fjalë për çështje punësh dhe isha me Sofie Kastriotin, një femër kur ata na fyen”, u shpreh Skivi.

Më pas ai tha se ka qen në kontakt gjatë gjithë ditës me Cozmanin, kur edhe atë e njoftoi se e kanë sharë, ndonëse tha se mendoi se gjithçka është përfunduar pasi ai konsultoi menaxherin e hotelit në fjalë duke ia shprehur shqetësimet.

Ai shtoi se nuk ishte përgatitur me grupin për incidentin dhe se Cozman u takua rastësisht.

“Ky ka qenë problem i momentit, nuk ka qenë e planifikuar”, përfundoi Skivi duke shtuar se ai i ka ikur incidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat