Cozman: Noizy na provokoi, ishim 2 me 15-të, ja si ndodhi ngjarja!

Mediale Vip

Cozman: Noizy na provokoi, ishim 2 me 15-të, ja si ndodhi ngjarja!

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 21:38
Cozman

Cozman ka folur për herë të parë pas përleshjes me Noizyn dhe grupin e tij.

Hip hop ylli i Babastars, Cozman, ka folur për herë të parë për incidentin e përleshjes me Noizyn dhe grupin e tij.

Cozman pranoi se u përlesh me grupin e Noizyt, por vetëm pasi u provokua nga ta.

Sipas reperit, ai ishte në kontakt gjatë gjithë ditës me Skivin, kur edhe shkoi në hotel për ta takuar atë me shokun Albert Krasniqin, në dijeni se Noizy ka sharë Skivin, por se sigurimi i hotelit e ka sqaruar situatën.

Megjithatë, Cozman tregon se kur ai arriti aty, u provokua nga 15 persona.

“Parkingu i hotelit është pak i ngushtë, kur duhet të shkosh në të djathtë. Aty ishin shumë vetura dhe ne është dashur që të ndalemi në një moment. Kur jemi ndalur, qëllimisht një nga 15 personat e goditi pasqyrën time. Më pas ne donim të dilnim nga vetura, dhe pasi mezi dolëm pas shumë fyerjesh, unë u sulmova nga disa persona, ku njërin e kam goditur shumë fort”, shpjegon Cozman për Top Shoë në Top Channel.

Ai shtoi se Albert Krasniqi, shoku i tij u sulmua nga tri persona, teksa sqaroi se armën e nxori për të frikësuar dhe jo për të vrarë dikë sepse ata ishin më të shumtë në numër dhe nuk lejuan të rraheshin prej tyre.

Cozman shtoi se ky sherr ndodhi rastësisht dhe nuk ishte i planifikuar, ishte momental dhe nuk ka të bëjë me grupin.

Ai tha se ka pasur takime tjera të rastësishme me Noizyn, por se asnjëherë nuk janë ngacmuar dhe nuk janë sulmuar, kur ai qëndronte në Shqipëri apo në diasporë.

Cozman u lëvdua nga Valer Kolnikaj, i cili tha se reperi është krejt ndryshe, një person i edukuar dhe zemërgjerë me të gjithë, pasi e njeh nga provat e Dancing ëith the Stars.

Ndryshe edhe Skivi shtoi se sherri nuk ishte i planifikuar dhe askush nuk mendoi se incidenti do të eskalonte në këtë mënyrë, pasi ai edhe mori garancat nga menaxheri i hotelit, vëllai i Behxhet Pacollit.

Të dy artistët shprehën indinjatën për atë që ka ndodhur, duke u kërkuar falje fansave dhe duke u bërë thirrje që të mos marrin shembull nga një ngjarje e tillë.

Nga incidenti, Cozman mbeti 48 orë në paraburgimm, teksa Noizy u plagos në të pasme, kurse Varrosi u plagos me dy plumba, një në stomak. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat