Linda Morina kërkon burrë, këto janë kushtet

Mediale Vip

Linda Morina kërkon burrë, këto janë kushtet

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 15:42
Linda Morina

Je mbi 30 vjeç, shqiptar i Shqipërisë, Kosovës apo Maqedonisë, je i sinqerte, je nga ata që e duan kombin shqiptar dhe do bashkimin e trojeve shqiptare, je nga ata që nuk tradhtojnë, por mbi të gjitha je akoma beqar?

Atëherë zgjidhja është Linda Morina. Këngëtarja nga Kosova, ka deklaruar ne emisionin Oktapod te Turjan Hyskes që tashme do te martohet dhe do të vlerësojë çdo kandidature që do vije në drejtim të saj.

Ajo kërkoi ndihmën e moderatorit Turjan Hyska që ta ndihmonte në këtë mision të saj. Çdo propozim që do i vije Linda Morinës në facebook-un e saj, ajo do ia transmetojë Oktapodit dhe pretendetët duhet të vijnë të ballafaqohen publikisht me Linda Morinën në studion e emisionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat