Blero po shtyhet me Teutën?! Ja çka bëri pas postimit të fundit të saj!

Mediale Vip

Blero po shtyhet me Teutën?! Ja çka bëri pas postimit të fundit të saj!

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 10:13
Tara, Afrona

Nuk është hera e parë dhe vështirë të besohet se është koicidencë.

Këngëtari Blero Muharremi duket se ‘shtyhet’ me ish bashkëshorten e tij, Teuta Krasniqin kur është fjala tek postimet në rrjete sociale.

Pak javë më parë, tendenca u vërejt haptazi kur pas fotos së Teutës me Tarën gjatë pushimeve ku shprehej: ‘Me dy çikat e mia’, ai replikoi duke postuar një foto të vajzës nën mbishkrimin: ‘Njo po sa 1000’.

E duket se Blero nuk është duruar sërish, duke vepruar njejtë.

Aktorja në orët e mbrëmjes postoi një fotografi ku shihet Tara, tejet e kënaqur me dhuratën e Adonisit, një arush i madh, personazh i filmave vizatimor.

Nuk ka vonuar shumë dhe pas mesnate, sikur duke dashur të tregojë se sa mirë kalon Tara me partneren e tij Afronën, Blero në një orar pak të çuditshëm ka postuar foto të së bijës dhe të dashurës nën mbishkrimin: ‘Dashuri, dashuri’.

Ky veprim i rastësishëm apo jo, po reflekton ndoshta në një ekspozim të tepërt të vogëlushes e cila të paktën fëmijërinë duhet gjithsesi ta kalojë në një formë tjetër, larg vëmendjes së madhe të opinionit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat