Vajza e Eminemit, dikur dhe tash – ndikimi i saj në jetën dhe karrierën e reperit

Mediale Vip

Vajza e Eminemit, dikur dhe tash – ndikimi i saj në jetën dhe karrierën e reperit

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 09:59
Eminem dhe vajza e tij

Fansat e Eminemit e dinë se tekstet e reperit në ngritjen e tij si yll botëror kishin të bëjnë me jetën personale dhe familjen duke përfshirë ish-gruan e tij, Kim dhe vajzën Hailie.

Ishin pikërisht këto tekste që ia rritën numrin e fansave. Eminem dhe Kim kishin një marrëdhënie të trazuar, ata herë ndaheshin e herë bashkoheshin, ndërsa tekstet e këngëve kishin të bëjnë me problemet e tij në lidhje.

Sidoqoftë, ata e kishin të përbashkët dashurën për vajzën e tyre. Përkundër se marrëdhënia e çiftit nuk ishte e mirë, ata kanë qendër prindër të mirë për Hailien.

Ajo lindi në vitin 1995, kur Eminem ishte akoma një reper i pasuksesshëm. Hailie ishte e vogël kur babai i saj u bë përnjëherë një prej yjeve më të njohura në botë dhe rrjedhimisht edhe ajo u bë e njohur falë teksteve të këngëve.

Nuk ka dyshim se lindja e vajzës pati ndikim të madh në jetën e reperit. Ai ka shkruar 20 këngë në të cilat i referohet vajzës së tij.

Në fakt, ai i referohet asaj gjatë gjithë jetës. Eminemi thotë se vajza është “drita” në jetën e tij dhe se ajo ka qenë arsyeja për të jetuar. Duke lënë anash suksesin që ka pasur, këngëtari pohon se pa vajzën nuk do t’ia kishte dalë në momentet e errëta të jetës së tij.

Me vite të tëra, reperi është dashur të luftonte për kujdestarinë e vajzës, ndërsa gjatë asaj kohe e kishte bërë tatuazh emrin e saj.

Hailie tashmë nuk është një vajzë e vogël. Ajo është rritur, tash është 20 vjeçe dhe shkon në fakultet.Ajo sot duket ndryshe, ka një buzëqeshje të bukur që nuk e kemi parë në fytyrën e babait të saj. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat