A e konfirmoi Majku lidhjen e tij ?!

Mediale Vip

A e konfirmoi Majku lidhjen e tij ?!

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 16:32
Majku

Zëri i refrenit që e kemi dëgjuar më së shumti gjatë kësaj vere ka qenë padyshim ai i antarit të Babastars, Majk.

Këngëtari që pati mjaft sukses me projektin “Ajo” në bashkëpunim me Ghetto Geasy-n, dy javë më parë lansoi edhe projektin e tij solo me titull “Kcen” i cili po pëlqehet dhe dëgjohet në masë të madhe.

Kohën e fundit po përflitet nëpër media për jetën e tij private ku në veçanti vëmendje të madhe ka marrë sa i përket një lidhje të mundshme me një vajzë nga kryeqyteti e quajtur Majlinda Zeka.

Se a është me të vërtetë në lidhje Majku apo këto janë vetëm thashetheme do ta mësoni sonte në emisionin NIN në Klan Kosova me fillim nga ora 21:40 kur vetë protagonisti do e thotë fjalën e tij. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat