Vesa Luma, këngë malli për babanë e saj të ndjerë

Mediale Vip

Vesa Luma, këngë malli për babanë e saj të ndjerë

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 11:05
Pamje nga videoja

Pas publikimit të këngës së saj më të re në bashkpunim me Big Bastën dhe Mr.Rez, 'Inna Di Dance', radhën e ka një tjetër këngë.

Në krahasim me këngën plot ritëm, kjo do jetë krejt ndryshe. Sot, në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë, këngëtarja lanncoi këngën e re ‘Sa Mall’, duke ndarë plotësisht ndjenjat e saj. Ajo ka postuar në Instagram video të shkurtra të këngës të shoqëruara me fjalë të dashurie:

“Babi,ti sot ke ditëlindjen. Prej momentin kur u ndave nga ne fizikisht, e as sot nuk arrita përmes fjalëve të shpreh atë qe ndjej, por fatmirësisht me kulturën e edukatën që ti dhe nana na e keni mësuar, unë sot rrethohem nga njerëzit më të mirë në botë, që më ndihmuan që përmes këtij projekti muzikor, për herë të parë, të ndaj ndjenjat e mija! Kërkoj falje që ky videoklip i ka zënë në befasi familjen time, por muzika është e vetmja që mund të më “tradhëtoj”.

Për tekstin e këngës është kujdesur Big Basta, të cilin ajo e ka falënderuar shumë. “Faleminderit zemër @bigbastaqe përktheve ndjenjat e mia në fjalë e muzikë dhe faleminderit regjisorit të njohur Blerdi Malushi dhe mjeshtrit të fotografisë Avni Selmani për realizimin e kësaj video!

Babi,ti sot ke ditelindjen...Prej momentin kur u ndave nga ne fizikisht ,e as sot,nuk arrita permes fjaleve te shprehi ate qe ndjej..por fatmiresisht me kulturen e edukaten qe Ti dhe Nana na e keni mesuar,une sot rrethohem nga njerzit me te mire ne bote, qe me ndihmuan qe permes ketij projekti muzikore ,per here te pare ,te ndaj ndjenjat e mija!Kerkoj falje qe ky videoklip i ka zene ne befasi familjen time,por muzika eshte e vetmja qe mund te me "tradhetoj".. Falemderit zemer @bigbasta qe perktheve ndjenjat e mia ne fjale e muzike..dhe falemderit regjisorit te njohur Blerdi Malushi dhe njeshtrit te fotografise Avni Selmani per realizimin e kesaj video! Kjo kenge i dedikohet te gjithe atyre qe kane humbur me te dashurit e tyre! Gezuar per ty engjelli yne! by @vesaluma

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat