Miliarderi paguan miliona dollarë ta bëjë gruan këngëtare, ky është vetem fillimi

Mediale Vip

Miliarderi paguan miliona dollarë ta bëjë gruan këngëtare, ky është vetem fillimi

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 17:24
Mohammad Zahoor. Kamaliya Zahoor

Ai është një miliarder dhe biznesmeni më i pasur i huaj në Ukrainë.

Pakistanezi me pasaportë britanike Mohammad Zahoor ka shpenzuar 26 mln dollarë që gruaja e tij 39-vjeçare të bëhej këngëtare e njohur në botë.

Kamaliya Zahoor, një këngëtare e njohur në Ukrainë dhe ish-Miss Bota, shpreson të fitojë famë edhe në Amerikë.

Ndaj miliarderi 61-vjeçar Zahoor nuk është kursyer aspak.

Pasi shpenzoi 26 milionë dollarë për trajnime dhe kontrata, tashmë asaj i duhej një mjet udhëtimi për në Amerikë.

Dhe ja tek i blen një avion privat 35 milionë dollarë.

E gjitha kjo për të mos braktisur rezidencën e tyre private që kushton 65 milionë dollarë dhe gjendet në Kiev.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat