Harry Styles apo Mick Jagger?! Ylli i One Direction nuk njihet

Mediale Vip

Harry Styles apo Mick Jagger?! Ylli i One Direction nuk njihet

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 19:46
Harry Styles dhe Mick Jagger

Një Mick Jagger Junior?!

Në fakt i tillë duket Harry Styles në kopertinën e re të revistës “Another Man”. Kanë qenë 3 foto të postuara në Instagram-in e Styles në të cilat është vënë re një ngjashmëri e jashtëzakonshme me këngëtarin e Rolling Stones, Mick Jagger. Teksa pozon në një stil vintage alla “bad boy”, 22-vjeçari duket si një kopje identike e Jagger. 

Edhe pse muzika që ai bënte me One Direction nuk është e njëjtë me zhanrin në të cilin lëvron Mick, gjithsesi duhet pranuar se të dy të personazhet janë artistë që do të arrijnë t’i mbijetojnë viteve dhe kohës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat