Çka po ndodh me lidhjen e Afërdita Dreshajt?!

Mediale Vip

Çka po ndodh me lidhjen e Afërdita Dreshajt?!

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 22:16
Afërdita Dreshaj, Jakub Kindl

Ruajtën lidhjen e tyre në periudha kur më së paku pritej duke shprehur në mënyrë konstante dashurinë për njëri-tjetrin por tashmë në periudha të ‘qetësisë’ bashkë kemi kohë që si kemi parë.

Fjala është për modelen shqiptare Afërdita Dreshaj dhe të dashurin çek, hokeistin Jakub Kindl që të paktën në rrjete sociale kanë marrë ‘pushim’ të tejzgjatur.

Mesi i muajit Korrik është periudha e fundit kur i kemi parë së bashku në pushimet e përbashkëta në Santorini teksa nga ajo kohë dyshja nuk janë parë më me njëri-tjetrin.

Afërdita erdhi në Kosovë për disa javë dhe u rikthye përtej oqeanit por asnjëherë duke mos u shfaqur me Kindl.

Vështirë besohet se bëhet fjalë për ndonjë krisje të relacioneve mes dyshes por edhe kjo heshtje e pakuptimtë ngjall dilema për atë që eventualisht mund të ketë ndodhur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat