Mësoni sa mijë euro i kanë deklaruar në ATK këngëtarët

Mediale Vip

Mësoni sa mijë euro i kanë deklaruar në ATK këngëtarët

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 16:08
Ilustrim

Agjencioni Tatimor i Kosovës (ATK) ka zbuluar shifrat se sa para i kanë deklaruar kohët e fundit këngëtarët kosovarë.

Kohë më parë kemi raportuar se këngëtarët po i shmangen tatimeve, megjithëse fitojnë brenda vitit qindra mija euro.

Sipas ATK-së, ‘Estrada’ ka deklaruar deri më tani mbi 223 mijë euro pa normë të interesit apo ndëshkimet.

Por, tatimorja nuk ka bërë të ditur emrat e këngëtarëve që e kanë bërë një gjë të tillë.

“ATK ka ditur se si rezultat i veprimeve para-hetimore që janë ndërmarrë me autorizim të prokurorit, kanë deklarime shtesë të “Estradës” në vlerë tatimore mbi 223 mijë euro pa ndëshkime dhe interesa, mirëpo këto veprime janë në vazhdimësi dhe sigurisht se rezultatet do të ndryshojnë në muajt në vijim, sepse siç bëhet e ditur në njoftim ATK-ja është e përkushtuar që edhe këtë kategori ta trajtoj njëlloj sikur të gjitha kategoritë tjera”, shkruan në njoftimin e ATK-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat