Elhaida Dani përsëri në shkollë

Mediale Vip

Elhaida Dani përsëri në shkollë

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 19:13
Elhaida Dani

Ka tash e një kohë që nuk kemi dëgjuar nga Elhaida Dani. Këngëtarja e njohur pas shumë sukseseve në varg, është distancuar nga skena muzikore duke mos sjellur projekte të reja.

Megjithëse në muzikë mund të mos jetë produktive, kjo në asnjë mënyrë nuk i bie që Elhaida po kalon kohën kot.

Shkodranja ka vendosur të avancohet në rrafshin akademik duke ndjekur studime në Itali, respektivisht në shkollën e menaxhmentit në Trieste.

Foto nga ligjëratat, këngëtarja 23 vjeçare ka vendosur t’i ndajë sot me ndjekësit në rrjete sociale ku ka shkruar se është gati për orën e gjuhës frënge.

Shkollimi përbën një aspekt pak problematik për shumë artistë shqiptarë. Në mungesë të kohës shkaku i impenjimeve në karrierë nuk janë të rralla rastet kur kjo pjesë lihet anash por vendimi i Elhaidës është definitivisht për t’u komplimentuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat