10 histori për të famshmit më të sjellshëm në Hollywood

Mediale Vip

10 histori për të famshmit më të sjellshëm në Hollywood

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 18:25
Ilustrim

Kur mendojmë për VIP-at apo për personazhet e famshëm, na vijnë në mendje lajmet ku këngëtarët, aktorët apo thjesht të famshëm tregohet si egoist, arrogantë, të pasjellshëm apo aspak socialë.

Buzzfeed na jep një tjetër medalje të personazheve të famshëm, me anë të komunitetit të tyre online, të cilët janë pyetur për eksperiencat apo bisedat më të sjellshme dhe më të këndshme me VIP-at.

Disa prej tyre mund t’i lexoni më poshtë:

1. Kesha

“E takova Kesha-n në një piceri. Unë po drekoja me disa miq dhe po u tregoja rreth një ekperiencë që kisha patur kur isha fëmijë në lidhje me fantazmat. Ata po më tallnin ndërkohë sese nuk besonin atë ç’ka unë po u tregoja. Papritur, Kesha ngrihet nga tavolina e saj ngjitur me ne dhe drejtohet për tek ne e thotë: ‘Hey! Më falni për suprizën por ti më tërhoqe vëmendjen sepse ke shumë flokë të bukur..më të bukurit që kam parë. Gjithashtu, unë të besoj totalisht! Fantazmat janë të vërteta!”, – @ruhrohitsivy

Ed Sheeran

“Viti i dytë në gjimnaz më solli një surprizë mjaft të bukur: takova Ed Sheeran. Kjo ndodhi para se ai të bëhej i famshëm në SHBA, kështu që pasi luajti në një ambjent mjaft të vogël, unë shkova në prapaskenë ku dhe bisedova me të. Ai ishte njeriu më me këmbë në tokë dhe më i sjellhmi që kam takuar ndonjëherë. Biseduam për më shumë se një gjysmë ore dhe ai më regjistroi një mesazh zanor. Tani, nëse më telefonon dhe unë nuk e ngre telefonin, do të jeni duke dëgjuar zërin e Ed!”, – @MeredithWarren

Ben Affleck

“Kur po ecja në rrugët e Los Angeles-it papritmas çmenduria ndodhi! Ben Affleck filloi të ecte me mua drejt metrosë teksa hante një sandëich. Biseda që pata me të:

Ai: Ç’po bën?

Unë: Sapo mbarova orën e kërcimit (duke u përpjekur mos ta humbja toruan)

Ai: Të duhet ushqim pas një aktiviteti fizik ( dhe më pas më zgjat një copë nga sandwich-i i tij)

Kim Kardashian

“Mamaja ime takoi Kim Kardashian në një aeroport para disa vitesh. Kim nuk e dinte, por ime më po fluturonte për në funeralin e shoqes së ngushtë. Kur mamaja ime iu afrua asaj, Kim ishte treguar shumë, shumë e sjellshme dhe zemërgjerë, madje i firmosi një dhuratë për motrën time. Jam e sigurtë që ajo nuk e mban mend këtë, por dashamirësia e saj e ka bërë mamanë time një fanse të saj.” – @BrittanyRae

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth

“Po punoja në një film me Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, të quajtur ‘The Last Song’. Gjatë pushimit, shkova në një tualet, i cili ishte komplet bosh, përveç Miley-t dhe grimierja e saj. Ajo ishte ulur në lavaman dhe po bisedonte me miken e saj. Pasi mbarova punë, Miley më tha: Do që ta hap ujin për ty?

Pasilava duart, ajo më tregoi se do të kishte dashur shumë që dikush ata kishte ndihmuar natën e Grammy-t, kur ishte në të njejtën sallë me Mariah Carey-n.” – @ErinBerson

Colin Firth

“Colin Firth hapi derën për mua, më përshëndeti dhe më uroi një pasdite të bukur”, – @ElizaGray

Jennifer Hudson

“Para disa vitesh, pata fatin të takoj Jennifer Hudson. E pabesueshme sa e ëmbël dhe sa e sjellshme ishte ajo! Teksa po bënim karaoke, i kërkova leje për të kënduar një këngë të sajën dhe ajo ishte mëse e gatshme për ta bërë këtë gjë. Akoma e mbaj mend sot e kësaj dite sa e mrekullueshme ishte ajo ditë.”, – @homelandinspection

Kanye West

“Para epokës së Kim Kardashian, unë dhe motra ime vrapuam drejt Kanye-s në kinema. Fillimisht ai hezitoi të bënte foto me ne, por pasatj bëri pafund me ne. Ne patëm edhe një bisedë të shkurtër dhe në fund përfunduam në listën e të ftuarve për koncertin e mbrëmjes pasardhëse, madje në rresht të parë.”, – @cripplerqueen

James Franko

“James Franko më mësoi si t’i hedh gaz makinës. Sapo kisha marrë patentën dhe po vuaja me të vërtetë; nuk dija si të mbushja serbatorin. Papritur dëgjova një zë shumë të njohur të më thoshte: Ke nevojë për ndihmë?”, – @emilyd485d4465c

Stephen Meyer

“Isha me pushime me familjen në një fermë në Montana dhe aty ndodhej edhe Stephen Moyer me dy fëmijët e tij. Si përfundim, luajtëm softball bashkë dhe ai më shpëtoi nga përplasja me një pemë. Ngjan sikur është një histori e trilluar, por jo!”, – @katclifford /Blitz

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat