E para këngëtare që thyen rekordin, kush arriti në 100 milionë?

Mediale Vip

E para këngëtare që thyen rekordin, kush arriti në 100 milionë?

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 11:13
Selena Gomez

Është këngëtarja që e theu e para rekordin prej plot 100 milionë ndjekësish. Mbretëresha e re e Instagramit ka lënë pas të gjithë personazhet dhe ka triumfuar në rrjetin social që po fuqizohet çdo ditë e më shumë. Selena Gomez.

Këngëtarja dhe aktorja amerikane ndiqet në vend të dytë nga mikesha e saj, Taylor Swift, e cila ka momentalisht në 91.5 milionë ndjekës, ndërsa e treta në radhë vjen sërish një këngëtare, Beyonce, me 85.4 milionë ndjekës.

Kim Kardashian ka humbur vendet e para dhe renditet në vend të katërt me 83.8 milionë ndjekës.

Ndonëse mban vendin e parë, profili i Selena-s në Instagram është në heshtje prej disa javësh, meqenëse për momentin ajo është duke u mjekuar për shkak të disa problemeve që ka pasur me shëndetin së fundi. Për këtë arsye, këngëtarja amerikane ka anuluar edhe koncertet e turit botëror “Revival”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat