Këmisha e Melania Trampit “ndez” rrjetin

Mediale Vip

Këmisha e Melania Trampit “ndez” rrjetin

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 19:00
Melania Tramp

Melania Tramp po komentohet masivisht në rrjetet sociale pas mbrëmjes së debatit të të shoqit me rivalen Hillari Klinton. Duket se zgjedhja e veshjes së ish-modeles për mbrëmjen e shkuar ka qenë e gabuar. Kjo jo për shkak të prerjes apo ngjyrës, por për shkak të emrit.

Ajo u shfaq në debatin Tramp-Klinton me një këmishë mëndafshi rozë të ndezur, e cila kushton 1100 dollarë. Këmisha është një prodhim i gjigantit të veshjeve “Gucci” për vjeshtën 2016 dhe mban emrin “Pussy bow”.

Emri i bluzës ka të bëjë me një sinonim që përdoret shpesh për organin seksual femëror. Por për më tepër, e njëjta fjalë është përdorur nga vetë Tramp në një video që ka dalë kohët e fundit, ku ai tregonte për aftësinë dhe strategjitë e tij për t’i bërë femrat për vete.

Një autogol? Melania nëpërmjet zëdhënësve ka thënë se zgjedhja e veshjes nuk ishte e qëllimshme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat