Chiara Ferragni pozon e zhveshur: ‘Fedez? Ma fitoi zemrën me një video speciale’

Mediale Vip

Chiara Ferragni pozon e zhveshur: ‘Fedez? Ma fitoi zemrën me një video speciale’

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 21:41
Chiara Ferragni

“Fedez? Përveçse një djalë seksi është edhe inteligjent”. Këto janë fjalët e Chiara Ferragni, e cila për “Vanity Fair” rrëfehet, dhe tregon historinë e bukur të dashurisë më të ndjekur të momentit, atë mes saj dhe Fedez më saktë.

Ndërkohë që pozon edhe një herë e zhveshur “Deri tre vitë me parë ishte e pamendueshme për mua që të bëja foto të tilla. Por jam ndjerë gjithnjë shumë mirë me trupin tim”, pranon ajo.

Dhe nga marrëdhënia me reperin: “Ne u takuan në një drekë me miqtë dhjetorin e kaluar, atëherë ai më tha së më kishte përfshirë edhe mua në një këngë. Kështu që bëra një video të vogël, në të cilën unë këndoja pjesën time: “Qeni Chiara Ferragni ka papionin Luis Vuitton, dhe një kollare që shkëlqen më shumë se sa xhaketa e Elton John”.

Ai e pa dhe postoi një video gazmore në Snapchat, në të cilën ai thoshte se “Chiara puthemi”. Ne kemi filluar t’i shkruajmë njëri-tjetrit. Ai më ftoi për darkë. Dhe mendova: mirë, më pëlqen një mënyrë kaq e drejtpërdrejtë. Meshkujt e sotëm janë shumë të pavendosur”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat