DiCaprio mund ta humbasë titullin si “i dërguari i OKB-së për paqe”

Mediale Vip

DiCaprio mund ta humbasë titullin si “i dërguari i OKB-së për paqe”

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 14:49
Leonardo DiCaprio

Lidhja e supozuar e aktorit Leonardo DiCaprio me një skandal që ndërlidhet me korrupsion në Malajzi vazhdon t’i shkaktojë telashe atij.

Duket se DiCaprio mund ta humbasë titullin e tij si i dërguari i OKB-së për Paqe dhe Ndryshime Klimatike.

Organizata bamirëse, fondacioni Bruno Manser i ka dhënë aktorit ultimatum dhe i ka kërkuar që të heqë dorë nga titulli që ai e mban që nga viti 2014, transmeton Klan Kosova.

“Në qoftë se DiCaprio nuk është i gatshëm të tregojë se nuk është fajtor, ne dëshirojmë që ai të heqë dorë nga titulli i tij, pasi i mungon kredibiliteti për mbajtur një funksion kaq të rëndësishëm”, ka thënë drejtori i këtij fondacioni.

Fondacioni i DiCaprios është akuzuar se ka marrë para të dhuruara përmes fondacionit të Malajzisë që është duke u hetuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për 1 miliard dollarë, fonde që duket se nuk janë krejtësisht të pastra.

DiCaprio poashtu dyshohet se ka marrë para për filmin e tij, “The Wolf of Wall Street”, përmes një kompanie të prodhimit që është e përfshirë në këtë skandal.

Fondacioni Manser dëshiron që fondacioni i DiCaprios t’i kthejë të gjitha paratë që janë trasnferuar përmes fondacionit në Malajzi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat