Eminem feston ditëlindjen e 44-të

Mediale Vip

Eminem feston ditëlindjen e 44-të

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 15:17
Eminem

Gërmoni këngët tuaja të preferuara nga Eminem dhe festoni pasi që zoti i repit është duke festuar ditëlindjen e tij të 44-të.

Slim Shady, konsiderohet gjerësisht si një nga tekst shkruesit më të mirë, që ka hijeshuar ndonjëherë mikrofonin dhe me të drejtë pasi që Eminem ka krijuar disa nga vargjet më të paharrueshme të rep-it në histori.

Në një zhanër kryesisht të pushtuar nga afrikano-amerikanët, Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers, sfidoi paragjykimet raciale për të dominuar në skenën e viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000.

Nën krahun e shefit të Aftermath-it Dr. Dre, vendasi i Detroit-it ndryshoi peizazhin muzikor me albumin e tij të parë ‘Slim Shady LP’ në vitin 1999, para se të shpërthente kryeveprën që ishte ‘The Marshall Mathers LP’ në vitin 2000.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat