Kur Nora dhe Goldi pinë kafe në të njëjtin lokal

Mediale Vip

Kur Nora dhe Goldi pinë kafe në të njëjtin lokal

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 22:34
Nora

Shpesh jemi mësuar të shohim veshje të njejta të këngëtareve shqiptare e trend të njëjtë për dukjen por postimet si të sotmet të Norës dhe reperit Gold AG për ngjashmërinë që kanë janë të rralla.

Dy artistët e mirënjohur kanë postuar foto me konceptin e njëjtë – kafenë e përgatitur me emrin dhe mbiemrin të ‘stampuar’ mbi.

Ky fakt ka bërë që menjëherë të ngriten pikëpyetje për ndonjë takim të mundshëm mes Norës dhe Goldit për bashkëpunime eventuale në sferën e muzikës megjithatë kjo është vështirë e besueshme, së pari falë distancës kohore prej disa orësh nga njëri imazh në tjetrin.

 Sipas të gjitha gjasave, Nora dhe Goldi nuk janë takuar por thjesht në një koincidencë interesante janë trajtuar njëjtë nga stafi i kafiterisë falë tiparit të përbashkët – të qenit të famshëm. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat