Shqipëria një javë më parë gëzoi një dasmë mbretërore.
Kjo pasi Princ Leka II dhe Elia Zaharia kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, duke ndarë kështu moment të bukura të një ceremonie madhështore në Pallatin Presidencial.
Por pasi gjithcka u realizua sipas planit të tyre, çifti mbretëror tashmë ka filluar muajin e tyre të mjaltit tash e disa ditë.
Përmes rrjetit social Instagram, me një fotografi të publikuar, Princ Leka II shihet pothuajse i përqafuar me gruan e tij tashmë Princeshën Zaharia.
Fotografinë çifti në fjalë e kanë shoqëruar dhe me mbishkrimin ‘’Duke shijuar ditët e para të muajit tonë të mjaltit’’