Dhurata e veçantë e Encës për ditëlindje

Mediale Vip

Dhurata e veçantë e Encës për ditëlindje

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 20:27
Enca Haxhia

Sot është një ditë e veçantë për Encën, pasi ajo mbush plot 21 vjeç. Kemi parë që në rrjetet e saj sociale si Facebook, Instagram dhe SnapChat, ajo ka treguar se e ka pritur me dëshirën dhe gëzimin më të madh këtë ditë dhe nuk ka faj, pasi ditëlindja është festa që na lumturon më shumë.

E nëse prisni që këngëtarja të publikonte foto e video duke treguar se si po e kalon këtë ditë feste, po ju themi që po shpresoni kot. Enca nuk ka treguar (asgjë) në lidhje me festën e ditëlindjes, por na ka treguar se çfarë “dhurate” ka marrë.

Në një foto të postuar në SnapChat, ajo tregon se kënga e saj “Bow Down” ka arritur një shifër mbi 40 milionë klikimesh dhe këtë mund ta quajmë në një farë mënyrë një dhuratë nga “Encatics”-at për ditëlindje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat