Meryl Streep: Hillary Cliton do të jetë Presidentja e ardhshme e SHBA

Mediale Vip

Meryl Streep: Hillary Cliton do të jetë Presidentja e ardhshme e SHBA

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 15:38
Meryl Streep

Aktorja e njohur hollivudiane Meryl Streep, ka qënë e ftuara e speciale e ditës së sotme në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit që po zhvillohet prej datës 16 tetor e deri më 23 tetor në Romë. Ora News ishte e pranishme në Festival Film Rome.

Sëbashku me aktorin Hugh Grant ajo është protagoniste kryesore e filmit “Florence Foster Jankins”, i ambientuar në New Yorkun e vitit 1944 dhe bazuar në historinë e vërtetë të trashëgimtares pasanike Florence Foster Jankins.

Florence është e apasionuar pas muzikës klasike.  E bindur se këndon me një zë të mrekullueshëm dhe pse në të vërtetë nuk ka asnjë talent të kënduar, ajo organizon  një koncert madhështor në Carnegie Hall, është sfida më e madhe e pasionit të saj të jetës; muzika klasike, inkurajuar nga bashkëshorti i saj St. Clair Bayfield, interpretuar nga aktori Hugh Grant.

Ky film u prit mjaft mirë nga media e juria e këtij Festivali.

Në Konferencën për shtyp të mbajtur për mediat italiane e ndërkombëtare që prej ditësh ndjekin këtë envent të rëndësishëm kinematografik, Meryl Streep nuk mungoi në dhënien e preferencës së saj mbi zgedhjet elektorale në Amërikë.

“Nuk kam asnjë koment, tha ajo, për fushatën elektorale të Trump as për opinionet e tij sesksiste. Mendoj se pas disa ditësh Hyllary Clinton do të zgjidhet Presidente e SHBA.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat