Cheryl: Sjellja e burrit më shkaktoi stres dhe humbje peshe

Mediale Vip

Cheryl: Sjellja e burrit më shkaktoi stres dhe humbje peshe

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 22:31
Ish ylli i X Factor-it, Cheryl Fernandez

Ish ylli i X Factor-it, Cheryl Fernandez konfirmoi se ka përfunduar zyrtarisht martesën e saj sot, në një seancë që zgjati vetëm 14 sekonda.

Cheryl pohoi se "sjellja e paarsyeshme" e ish bashkëshortit Jean-Bernard Fernandez-Versini i shkaktoi asaj "stres dhe humbje peshe" në letrat e saj shpërthyese të divorcit, shkruan The Mirror.

"Mes Cheryl Fernandez-Versini dhe Jean-Bernard Fernandez-Versini sot ka hyrë në fuqi dekreti i procedurave të divorcit të tyre. Nuk do të bëhet ndonjë koment më tej dhe ata kërkojnë të respektohet intimiteti i tyre", ka thënë një zëdhënës i Cheryl-it.

Tani është zbuluar se Cheryl përmendi "sjellje të paarsyeshme" të Jean-Bernard në letrat e saj të divorcit dhe pretendoi se ai i kishte shkaktuar asaj "stres dhe humbjes së peshës".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat