Zbulohet misteri, ja kush është mashkulli me ngjyrë që puth Encën

Mediale Vip

Zbulohet misteri, ja kush është mashkulli me ngjyrë që puth Encën

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 13:58
Enca

Një foto provokuese e Encës nga Snapchat-i ka bërë xhiron e mediave gjatë ditës së djeshme. “Enca ka të dashur një mashkull me ngjyrë?” “Kush është djali me ngjyrë që puth Encën?” “Enca provokon me foto hot...” e të tjera si këto ishin titujt që shoqëruan pikërisht këtë foto provokuese nga Enca. Por këngëtarja, si gjithmonë di të tërheqë vëmendjen, të provokojë dhe pastaj të zbulojë se gjithçka është thënë e shkruar nuk është ajo që është hamendësuar.

Kështu ka ndodhur edhe me foton e fundit, kur mashkulli që po puth Encën, në fakt nuk është real. Është statuja prej dylli e Kanye West që gjendet në Londër, aty ku këngëtarja ka kaluar ditëlindjen e saj të 21-të dhe ku ka mbajtur një koncert për të gjithë shqiptarët. Foton e statujës Enca e ka zbuluar sot të plotë duke pozuar. Ç’mund të themi? Enca edhe këtë herë e fitoi lojën me mediat.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat