Majk pas zhurmës mediatike, i kthehet punës

Mediale Vip

Majk pas zhurmës mediatike, i kthehet punës

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 19:20
Majk

Reperi i njohur Majk ka qenë shumë i përfolur kohëve të fundit, për shkak të shtatëzanisë së ish të dashurës së tij, dhe më pas rreth ndarjes nga ajo.

Por, asnjëherë nuk u dëgjua ndonjë deklaratë e vetme nga Majk, kjo pasi ai ka preferuar të qëndrojë në heshtje dhe të mos flasë rreth kësaj çështje.

Pas gjithë zhurmës mediatike të krijuar, reperi tashmë i është kthyer normalitetit dhe ka vendosur të vazhdojë punën e tij.

Ai ka publikuar sot (e premte) në Instagram Story dy fotografi, dhe në njërën prej tyre ka paralajmëruar koncertin që do të mbajë në Elbasan.

Mesa duket jeta e tij personale është e qetë, përderisa ka vendosur t’i lërë prapa peripecitë që e kanë shoqëruar kohëve të fundit dhe t’i përkushtohet karrierës. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat