Stupcat po rikthejnë ‘Egjelin’

Mediale Vip

Stupcat po rikthejnë ‘Egjelin’

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 19:25
staupcat

Serialet komike janë bërë pjesë e pandashme e të gjithë shqiptarëve sidomos pas përfundimit të luftës.

Angazhimet e artistëve tanë në sferën e komedisë sollën disa seriale mjaft të mira të këtij lloji.

“Familja Moderne”, “Kafeneja jonë” ishin ndër të parat e këtij lloji të cilat na argëtuan për afro 1 dekadë.

Por prapa në këtë aspekt nuk mbeti as grupi i humoristëve “Stupcat” të cilët e sollën serialin komik “Egjeli” fillimisht me dy episode e së fundmi në Digitalb edhe me 10 sosh.

Seriali në fjalë theu rekorde shikeshmërie në fillimet e tij duke u shndërruar në serialin më të dashur komik.

Duket se pikërisht ky sukses po i shtyen artistët ta rikthejnë atë përsëri në ekranet tona.

Lajmin e bëri të ditur vetë antari i grupit Osmani i cili publikoi një fotografi në vendin ku u xhirua seriali duke thënë se shtëpia po renovohet e duke paralajmëruar se së shpejti do të rifillojë përsëri.

Fansat sigurisht se me padurim e kanë pritur një lajm të tillë dhe mbetet që ditëve në vijim të jipen edhe detajet e tjera mbi projektin në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat