Zanfina Ismaili flet për 'të dashurin' në videon e publikuar

Mediale Vip

Zanfina Ismaili flet për 'të dashurin' në videon e publikuar

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 22:19
Zanfina Ismaili

Këngëtarja Zanfina Ismaili ditë më parë ka qenë temë e mediave për shkak të një videoje amatoreske të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqej nën shoqërinë e një mashkulli në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

E ftuar sot në emisionin “1 kafe me Labin”, Zanfina ka rrëfyer gjithë të vërtetën e kësaj ngjarje. Ajo ka treguar se personi në video ka qenë djali i dajës së saj, i cili është shpërngulur bashkë me familjen në banesën e tij të re, gjersa Zanfina e ka shoqëruar atë natë.

Këngëtarja ka rrëfyer se nuk ka qenë aspak e interesuar të bëjë demante lidhur me këtë ngjarje, sepse nuk e ka parë të arsyeshme.

Ajo ka treguar se videoja e xhiruar ka qenë aq amatoreske sa nuk shihej as nëse është apo jo Zanfina pjesë e saj, e lëre më personi tjetër, megjithatë heshtja ka qenë arma më e mirë që të mposhtë provokimet e tilla të mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat