Adi Krasta thyen rregullat – Prezanton për herë të parë vajzën

Mediale Vip

Adi Krasta thyen rregullat – Prezanton për herë të parë vajzën

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 13:01
Adi Krasta

Adi Krasta edhe pse një personazh i mirënjohur, e ka mbajtur larg vëmendjes mediatike familjen. Ai ka qënë gjithmonë i vëmendshëm për t’u kujdesur që familja të mos përfshihej në famën e tij. Megjithatë rregullat janë bërë për t’u thyer ndonjëherë, sidomos kur qëllimi është i lartë.

Në një video të realizuar nga gazetarja Erjona Rusi me mbështetjen e Ambasadës Amerikane, Adi Krasta i është bashkuar baballarëve të tjerë, të vajzave. Pjesë e këtij projekti ka qënë edhe vetë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu, me vajzën e tij.

Video ka në qendër marrëdhënien e babait me vajzën dhe rëndësinë që këshillat e të atit kanë te vajzat. Kjo ka qënë arsyeja që Adi Krasta nuk mund t’i thoshte “Jo”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat