Taylor Swift rrëfen në gjykatë incidentin me Dj amerikan: Me ngriti fustanin dhe më preku të pasmet

Mediale Vip

Taylor Swift rrëfen në gjykatë incidentin me Dj amerikan: Me ngriti fustanin dhe më preku të pasmet

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 16:52
Taylor Swift

Taylor Swift ka rrëfyer në gjykatë incidentin me Dj amerikan, David Muller gjatë një emisioni.

Taylor ka treguar me detaje se si është sulmuar nga një ish- DJ i një radioje amerikane. Ajo tashmë e ka bindur një gjyqtar duke vërtetuar përmes një fotoje që, sipas saj, tregon se David Muller ka tentuar ta ngacmojë nën fustanin e saj më 30 maj 2013.

Në dëshminë e saj të publikuar nga Billboard, Swift ka treguar:  “Në momentin që do të pozonim  për një foto  ai ngriti fustanin tim dhe më preku të pasmet. Ajo ishte krejtësisht e qëllimshme dhe kurrë nuk kam qenë më e sigurt në jetën time. Kjo gjë më mërziti dhe ishte një rast që nuk e kisha përjetuar më parë”, ka thënë këngëtarja 26 vjeçare për David, i cili i ka mohuar këto akuza.

Por pas këtij incidenti Muller është shkarkuar menjëherë nga puna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat