Ermal Fejzullahu reagon ashpër pas vendimit për rastin “Drenica II”

Mediale Vip

Ermal Fejzullahu reagon ashpër pas vendimit për rastin “Drenica II”

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 08:43
Ermal Fejzullahu

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me burg për kryetarin e Drenasit, Nexhat Demakun.

E ndaj vendimit të drejtësisë ka reaguar ashpër përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram edhe Ermal Fejzullahu.

Këngëtari shqiptar ka pohuar se është turp të dënohen njerëzit që kontribuuan për këtë vend.

“Është me të vërtetë turp i madh të dënohen njerëzit që kontribuuan për këtë vend në ditët kur kishte nevojë ky vend për këta trima .Nuk e di a ka vend në botë që dënohen njerëzit që mbrojtjen atdheun e tyre . Të gjithë e dimë se shkau ka bo gjenocid në këtë vend dhe dihen kriminelët serbë me emra që kane bë krim dhe masakër në popullin shqiptarë dhe askush nuk u morë me ta .Gjithmonë të jemi përkrahës të çlirimtarëve dhe asnjëherë te mos harrojmë luftën dhe idealin e shenjtë të UÇK-së. #UÇK”, ka shkruar në Instagram, Fejzullahu.

Nexhat Demaku ishte dënuar me 3 vjet burg së bashku edhe me vëllanë tjetër Fadil Demaku në rastin “Drenica II”.

Apeli ua ka konfirmuar dënimin edhe dy vëllezërve tjerë Zeqir dhe Jahir Demaku me nga 6 vjet burg, Isni Thaçit me 6,5 vjet burg, Sylejman Selimit ia kanë zvogëluar një vit burg në 7 nga 8 që ishte dënuar si dhe vëllezërve Demaj, Bashkim, Driton, Selman dhe Agim Demaj me tri vjet burg. Të gjithë këta janë dënuar për krime lufte në rastin e njohur si “Drenica II”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat