Zhduket balerina e Rihanna-s, këngëtarja kërkon ndihmë

Mediale Vip

Zhduket balerina e Rihanna-s, këngëtarja kërkon ndihmë

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 13:31
Rihanna

Rihanna u ka kërkuar fansave të saj, që t’i ndihmojnë ta gjejë njërën nga balerinat e ekipit të saj, e cila është raportuar e zhdukur që nga mëngjesi i së dielës.

32 vjeçarja Shirlene Quigley nga New Jersey, e cila punon me Rihanna’n për performancat e saj live, ka vallëzuar në skenë po ashtu edhe me të famshmen Beyonce, Missy Elliot dhe Jamie Foxx.

Të hënën në mbrëmje, Rihanna ka publikuar një imazh të Shirlene në profilin e saj në instagram, dhe ka kërkuar nga të gjithë ndjekësit e saj që nëse kanë ndonjë informacion për vajzën e zhdukur, ta njoftojnë policinë.

“Ky shpirt i mrekullueshëm dhe një ish valltare e imja është zhdukur. Zemra po më dhemb kur e mendoj se si po ndjehen familjarët e saj në këtë moment”, ka shkruar Rihanna.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat