Dafina Zeqiri ndryshe, interpreton me Faton Maculën

Mediale Vip

Dafina Zeqiri ndryshe, interpreton me Faton Maculën

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 11:51
Dafina Zeqiri, Faton Macula

Këngëtaren Dafina Zeqiri jemi mësuar ta shohim duke kënduar në disa stile muzikore, me këngë që shpesh, janë krejtësisht ndryshe nga njëra-tjetra.

Por kështu si këndon në videon e mëposhtme e kemi parë rrallë, madje e veçantë është se kush është duke e shoqëruar atë me tingujt e kitarës.

Muzikanti i njohur Faton Macula që ka kohë që nuk është parë në skenën muzikore e që aktualisht jeton në Neë York ka postuar një video ku shihet bashkë me këngëtaren Zeqiri.

“Kjo ishte mbrëmë me miken time, këngëtaren shqiptare dhe yllin Dafina Zeqiri duke kënduar këngën e saj origjinale “Fire” por nga minuta 3:10 këndon në stil të lirë dhe definitivisht këtë e bën shumë bukur”, ka shkruar Macula.

Këtë interpretim të veçantë të Zeqirit dhe Maculës mund ta ndiqni më poshtë:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat