Modelja shqiptare që i dha fund martesës me ish-lojtarin e United-it, nis një tjetër romancë?

Mediale Vip

Modelja shqiptare që i dha fund martesës me ish-lojtarin e United-it, nis një tjetër romancë?

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 09:49
Anders Lindegaard dhe modelja shqiptare Mise Beqiri

Pa kaluar ende dy muaj që kur ish-lojtarin e Manchester United, Anders Lindegaard dhe modelja shqiptare Mise Beqiri i dhanë fund martesës së tyre, mediat britanike raportojnë se kjo e fundit ka nisur një tjetër romancë.

Bëhet fjalë për yllin televiziv, Jake Hall, me të cilin thuhet se modelja shqiptare ka nisur të shoqërohet që pas divorcit me Andres.

Dyshimet janë përforcuar kur 29 vjeçarja që ka një djalë nga lidhja me portierin e dikurshëm të Manchester United është shfaqur në Instagram me një duks me inicialet e Hall.

Kujtojme se Mise ka edhe një djalë 2 vjeç nga martesa e saj me Anders Lindegaard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat