Pse marka mbuloi trupin e Gigi Hadid në pasarelë?

Mediale Vip

Pse marka mbuloi trupin e Gigi Hadid në pasarelë?

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 12:29
Gigi Hadid

Në një intervistë së fundmi, dizajnuesit Tommy Hilfiger tha për “Yahoo! Style” se, kur Gigi Hadid eci për herë të parë në shfaqjen e vjeshtës 2015, stafi nuk i veshi asnjë paraqitje që tregonte trupin, sepse nuk i bënte.

“Drejtuesi i kastit tonë tha, “Asaj nuk i bëjnë sepse, e shikon, nuk është aq e gjatë sa vajzat e tjera. Nuk është aq e dobët”. Kështu që ato i veshën një xhaketë të gjerë ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe blu. Mbulonte shumë trupin e saj, fatkeqësisht”, tha Hilfiger.

Hilfiger, i cili e përshkroi Hadid si, “të gjitha vajzat amerikane të derës ngjitur”, duke kuptuar shpejt se ajo ishte e famshme dhe se ishte një mundësi biznesi që mund të merrte prej saj. Ajo dhe paraqitja e saj morën miliona klikime, kështu që Hilfiger tha: “Pse mos t’i kërkojmë të dizajnoj një linjë me ne? Gigi eja dizajno me ne. Do të bëjmë një linjë Gigi-Tommy x Hilfiger”.

Dhe ajo pranoi. Ajo eci për shfaqjen e Hilfiger sezonin e kaluar, ku veshi bikini në pasarelë.

Vetë Hadid foli hapur në atë kohë për eksperiencën e saj për trupin e duhur në industrinë e modës. “Jo, nuk kam të njëjtin trup si modelet e tjera të shfaqjeve”, shkroi ajo në “Instagram” në shtator të 2015-s.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat