Impresionon Land Hysi, bëhet baba për fëmijët e Dr. Florit

Mediale Vip

Impresionon Land Hysi, bëhet baba për fëmijët e Dr. Florit

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 15:41
Land Hysi me vajzën dhe gruan e Dr. Florit

Solisti i “West Side Family” na impresionon gjithmonë e më shumë për natyrën e tij të ndjeshme dhe altruiste, që jo çdokush djalë i moshës së tij do ta bënte.

Që pas ndarjes nga jeta të kolegut dhe mikut të tij të ndjerë, Dr. Florit, ai është bërë baba i dytë për fëmijët e tij, Kaltrinën dhe Danielin. Në postimet e fotove në "Instagram" sidomos me vajzën e Florit ai e quan veten “xhaja” i Kaltrinës. Ndërkohë që rastet kur ai del me familjen janë të shumta, që nga shoqërimi në ditën e parë të shkollës që i bëri Kaltrinës, e deri te fundjavat me Blerinën dhe dy fëmijët. Ai po përpiqet ta afrojë dhe në muzikë vajzën, siç ishte spektakli “Në një javë”, ku Kaltrina debutoi në vend të të atit këngën “Mesazh”, një nga hitet më të bukura të “West Side Family” në vitet 2000.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat