Rob Kardashian flet për lindjen e vajzës: Është kopje identike e babait tim të ndjerë, ai na solli një ëngjëll

Mediale Vip

Rob Kardashian flet për lindjen e vajzës: Është kopje identike e babait tim të ndjerë, ai na solli një ëngjëll

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 17:53
Rob Kardashian dhe Blac Chyna

Ai është bërë baba për herë të parë në orët e vona të së mërkurës.

Rob Kardashian dhe Blac Chyna kanë mirëpritur vajzën e tyre të parë, e cila erdhi në jetë duke gëzuar shëndet të plotë.

Çifti ka vendosur që ta pagëzojë vajzën me emrin “Dream Renne Kardashian”, gjersa ka marrë vëmendjen e të gjithë mediave të huaja si pjesëtarja më e re e familjes së njohur Kardashian.

Qysh në momentet e para të ardhjes në jetë, janë publikuar disa fotografi të “Dream Renne”, të cilat kanë ngritur pikëpyetjet e para, se kujt i ngjason më shumë?

Për këtë konfuzion të opinionit është përgjigjur vetë Rom Kardashian, i cili ka treguar se vajza e tij është një kopje origjinale e gjyshit të saj të ndjerë, Robert Kardashian, i cili ka qenë i martuar me Kriss Jenner.

Ai ka publikuar një status për shtatë milion ndjekësit e tij, ku ka shkruar: “Ajo është një kopje origjinale e babait tim të ndjerë. Ai na dërgoi neve një ëngjëll”, duke treguar kështu anën e tij besimtare.

Përndryshe, edhe bashkëshortja e tij Blac Chyna ka publikuar disa fotografi në SnapChat, përmes së cilave ka shfaqur momentet e para të amësisë me vajzën e saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat