Shokon e dashura e princit Harry: Njerëzit donin të më vrisnin!

Mediale Vip

Shokon e dashura e princit Harry: Njerëzit donin të më vrisnin!

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 09:02
Princ Harry dhe Meghan Markle

Aktorja amerikane Meghan Markle ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë kohëve të fundit, për lidhjen e saj me princin Harry, i cili konfirmoi pak ditë më parë për raportin e tij me aktoren.

Meghan ka folur për sjelljet e saj sa i përket lidhjeve, kërcënimet për vdekje që ka marrë dhe disa nga punët e saj në Tv, në një bisedë të gjatë për Daily Mail, me kolumnistin Piers Morgan gjatë një takimi në një pub të Londrës.

Për jetën e saj romantike, Meghan është shprehur: Motoja ime është: Mos i jepni 5 minuta, nëse nuk keni ndërmend t’i jepni 5 vjet.

Meghan, 35 vjeç u takua me Piers në qershor të këtij viti, para se bota të zbulonte lidhjen e saj me princin Harry. Ajo foli për një mashkull këmbëngulës në jetën e saj dhe vetëm një natë më vonë ajo u pa me princin Harry në klubin Solo House.

Meghan i ka thënë Piers se është bombarduar me mesazhe urrejtjeje, kur karakteri i saj në dramën amerikane Suits, Rachel Zane, mashtroi të dashurin e saj.

“ Njerëzit donin të më vrisnin! Jo Rachel...mua. Nuk e dija që ishin kaq shumë emoji me armë dhe thika. Ishte vërtet e pakëndshme,” ka thënë aktorja.

Ajo po ashtu ka folur për racën e saj të përzier. “Babai im është kaukazian, nëna ime është afro-amerikane, kështu që unë jam gjysëm e bardhë, gjysëm e zezë. Kjo më ka shkaktuar jo pak konfuzion kur isha më e re sepse nuk është e lehtë të jesh etnikisht e paqartë në Amerikë,” ka rrëfyer Meghan.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat