Amber Heard flet për dhunën ndaj grave, thotë se ishte vetë viktimë

Mediale Vip

Amber Heard flet për dhunën ndaj grave, thotë se ishte vetë viktimë

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 16:01
Amber Heard

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas, aktorja Amber Heard ka folur për eksperiencën e saj si viktimë e kësaj dhune.

“Kur ndodh në shtëpi, prapa dyerve të mbyllura, me dikë që e do fort, është e rëndë”, ka thënë Heard e cila ka finalizuar divorcin me ish bashkëshortin e saj, Johnny Depp të cilin e ka akuzuar për dhunë emocionale dhe fizike ndaj saj.

Çifti ka përfunduar divorcin me një shumë prej 7 milionë dollarësh, derisa Depp vazhdimisht ka mohuar akuzat e tilla.

“Si një grua që kam kaluar në këtë situatë, kam mundësi që publikisht tu them grave se nuk duhet të mos flisni dhe t’i lëni gjërat ashtu. Ju nuk duhet ta luftoni ikëtë vetëm, ju nuk jeni vetëm. Ne do ta ndryshojmë këtë”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat