Rrëfehet Rezarta Shkurta: Ja si u arrestua Ermal Hoxha nga policia

Mediale Vip

Rrëfehet Rezarta Shkurta: Ja si u arrestua Ermal Hoxha nga policia

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 23:03
Rrezarta Shkurta

Rrezarta Shkurta, gruaja e nipit të Enver Hoxhës, Ermal Hoxha ka rrëfyer momentet se si është arrestuar bashkëshorti i saj. Me një rrëfim të shkurtër për Ermal Mamaqin në emisionin e këtij të fundit, Rezrta është shprehur se “Ermali është dorëzuar vetë”.

“Ermalin nuk e kapën”, është shprehur për Ermalin, Rezarta Shkurta.

“Ne e morëm vesh që ai po kërkohej nga policia dhe shkoi vetë, për të parë se për çfarë po e kërkonin”, ka thënë Rezarta Shkurta.

Sipas saj, “nuk kishte ndonjë operacion të madh, erdhën forcat e kështu, por Ermali shkoi vetë në polici ku edhe e arrestuan”, ka përfunduar Rezarta Shkurta në rrëfimin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat