Kendall e mohon se ka bërë operacione plastike

Mediale Vip

Kendall e mohon se ka bërë operacione plastike

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 08:42
Kendall Jenner

Kendall Jenner vazhdon të mos e pranojë faktin e një ndërhyrje estetike të mundshme në buzën e saj të sipërme.

Por, fansat nuk janë aspak dakord me të, pasi edhe në foton e postuar në Ditën e Falënderimeve, vihet re një ndryshim në portretin e saj. 

Gjithcka nisi kur dy yjet e “Keeping up with the Kardashians”, Kendall e Kylie, realizuan të martën një video “live” në Facebook, në të cilin fansat vunë re ndryshimin e buzëve të Kendall që dukeshim më të mëdha se zakonisht.

Reagimi i parë erdhi nga 19-vjeçarja Kylie që i doli në mbrojtje motrës së saj. “Kendall më la t’ia lyeja buzët sot dhe të gjithë mendojnë se ka bërë injeksione, më fal Kendall”, tha Kylie në llogarinë e saj në Snapchat, por pa arritur dot t’ua mbush mendjen fansave.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat