‘Çënari’ dhe Almeda po martohen?

Mediale Vip

‘Çënari’ dhe Almeda po martohen?

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 14:25
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman

Lidhja mes bukuroshes shqiptare, Almeda Abazi dhe aktorit të mirënjohur turk, Tolgahan Sayisman, i cili njihet për rolin e Çenarit, tash e një kohë është bërë e ditur, por në këtë drejtim nuk ka pasur ndonjë risi tjetër.

Por tashmë situata duket se ka ndryshuar pasi, sipas disa tabloideve turke, aktori i ka propozuar martesë Almedës.

Dashuria mes tyre pritet të finalizohet shumë shpejt, teksa për marrëdhënien me të dashurin ajo ka folur kohë më parë.

“Dashuria çfarë do qoftë është një ndjenjë shumë e mirë. Ai hyri në jetën time dhe unë e dua Tolgan”.

“Unë i jap shumë rëndësi karakterit të meshkujve. Këtë e pashë te Tolga me kalimin e kohës e vërtetova se ai ishte i duhuri për mua. Tolga është i bukur, këtë të gjithë e thonë”.

“Më pëlqeu karakteri tij dhe besnikëria ndaj miqve. Ne preferojnë të dalim në vende që nuk na shqetësojnë paparacit”, është shprehur Almeda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat