Rita Ora festë të çmendur për ditëlindje: Sa i kushtoi torta për 26-vjetorin e lindjes?

Mediale Vip

Rita Ora festë të çmendur për ditëlindje: Sa i kushtoi torta për 26-vjetorin e lindjes?

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 10:48
Rita Ora

Rita Ora, e cila ishte e pranishme në Abu Dhabi për të ndjekur për së afërmi Formula 1, ku Lewis Hamilton u shpall nënkampion, ka festuar deri në orët e vona në një klub nate. 

Këngëtarja me shumë miq ka festuar ditëlindjen e saj të 26-të në klubin “MAD” të ishullit Yas.

“Ajo me miq qëndroi në zonën VIP të klubit”, tha një dëshmitar. “Asaj i është dhënë një tortë e cila ishte e dekoruar me kristale Swarovski. Dëgjova disa persona duke thënë se kjo torte ka kushtuar disa mijëra dollarë”, shtoi ai.

I pranishëm në festën e këngëtares shqiptare ishte edhe reperi Sean Paul, i cili i këndoi këngën “Happy Birthday”. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat